(2LONLINE) – Në lokalet e Shoqatës “Albania”, në Saint-Dominique të Parisit në Francë u mbyll ekspozita e piktores gjilanase Burbuqe Osmani-Jaha. Në këtë ekspozitë Burbuqja ekspozoi 30 piktura-peisazhe të punuara në teknikën e kombinuar, të cilën edhe e pagëzoi në bazë të mënyrës së pikturimit “Paysage imaginaire” (Peisazhi imagjinar).
Kjo është ekspozita e tretë përsonale e piktores Osmani-Jaha, pas asaj në Hanin e dy mbretërve (2008) në Prishtinë, asaj në Rueon (2010) në Francë, në të cilën për punimet e ekspozuara foli Loran Biqoku, i cili me këtë rast përfoli kritikun e artit pamor nga Kosova Mustafa Ferizi për krijimet e kësaj artisteje, i cili ka thënë se frymëzimi i saj vjen nga natyra, e që përceptohet si burim i të mirave të kësaj bote, duke u trnsformuar nga realiteti në një peisazh magjik imagjinar.
Burbuqe Osmani Jaha deri me tash punimet e veta i ka ekspozuar në afro 20 ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Francë, dhe i tërë opusi i saj krijues artistik, pos punës asaj shkollore në Akademin e arteve të Kosovës, klasa e Zake Prelvukajt, te e cila edhe ka magjistrue, i kushtohet peisazhit, fare pak atij vizuel, duke e perfeksioniar ate imagjinar.
Përndryshe, përderisa kompozitori Xh. Kejxh thot: “peisazhi imagjinar nuk është ai fizik por një transformim i tij përmes teknologjisë së re”, ne do të themi se peisazhi imagjinar i Burbuqe Osmanit-Jahes, është një transformim i peisazhit vizuel, duke filluar nga objektet e deri tek sfondi, përmes përzierjës së ngjyrërave duke u dhënë formë pamjeve sipas shijes së krijueses. Peisazhet e Osmanit-Jahes formohen përmes ngjyrërave themelore që ajo i përdorë, duke u përqendruar në të kuqen dhe të zezën me të gjitha nyansat e tyre, duke ua shtuar atyre edhe të bardhen, e cila na paraqitet si një dritë në tunel, e cila synon konceptin e saj për të ardhmen e lumtur.
Kjo ekspozitë është rezultat i punës së saj të përkushtuar për artin, i cili nuk ka të ndalur, andaj ajo synon që në të ardhmen të eksozoi edhe jasht Kosovës e Francës edhe në SHBA, Angli e gjetiu nëpër botë dhe ambicjet e saj ssigurisht se do të realizohen, sepse punimet e sajë kanë zgjuar kureshtje edhe nga koleksionuesit dhe kuratorët e ndryshëm. Punimet e saja tashmë janë në koleksionet e Galerive dhe koleksionusve në Francë, Zvicër e Angli si dhe në Kosovë.
Besojmë se puna e saj e përkushtuar do të kurorëzohet me suksese të mëtejme, duke paraqitur në botë kulturën krijuese kosovare në të gjitha meridianet e kontinentit tonë, e duke u bërë kështu një ambasadore kulturore e vendit tonë. (Ukshin Zajmi)