/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për dy raste të dhunës familjare që janë regjistruar në Gjilan. Sipas raportit policor, në rastin e parë është arrestuar i dyshuari i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në Spitalin e Gjilanit. I dyshuari pas intervistës me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa, në një rast tjetër, sipas Policisë së Kosovës, po në Gjilan është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese