/2L ONLINE/ – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, OJQ KAND – Qendra për Zhvillim Social dhe Kulturor me përkrahjen e Njësisë për Rini, organizuan ngjarjen njëditore Youth JAM në qytetin e Gjilanit
Youth JAM mirëpriti të rinjtë për të kaluar një pasdite ndryshe dhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Çdo I ri ishte I mirëpritur të marrë pjesë, duke sjellë pasionet, hobet, talentin por edhe kërkesat e saj/tij drejtuar akterëve të ndryshëm.
Youth JAM ju ofroi të rinjve mundësinë që të krijojnë një JAM në qendër të qytetit, si një thirrje sociale për pjesëmarrje dhe përfshirje aktive në shoqëri. /2L ONLINE/