/2L ONLINE/ – Afera e përgjimeve, që nga shumë kush po quhet edhe “Pronto 2”, përkatësisht publikimi i përgjimeve telefonike në media të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës, “Dosja e shefave”, ka nxitur reagime të shumta. Formën e pakënaqësisë po e shprehin edhe artistët në format e tyre. E në Gjilan, këto ditë, kjo çështje ka ngacmuar si duket edhe shpirtin e ndonjë artisti në Gjilan, që përmes artit te tij, ka shprehur vetën kundrejt kësaj çështje. Në Gjilan janë bërë grafite ose një tendencë për StreetArt, me nuanca politike, konkretisht lidhur me “Dosjen e shefave”, siç shihet në fotot e mëposhtme. /2L ONLINE/