Gjermania dhe Britania e Madhe pajtohen se pasi t`i ketë përfunduar mandati i dytë me radhë në qershor të vitit 2014, EULEX-i të ndryshojë, por, sipas këtyre dy shteteve lidere të BE-së, misioni nuk duhet që ta ndalë punën në rastet e nisura, sidomos jo në rastet për krime lufte.
Kësisoj puna e misionit në rastet tashmë të njohura do të vazhdojë pa u ndikuar nga zhvillimet politike që ndërlidhen me mandatin, dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës që Brukseli po i sheh si përpjekje për të krijuar fakte në terren për përfundimin e EULEX-it, janë të kota.
Qëndrimi i dy shteteve lidere të BE-së është përshkruar në një dokument diplomatik (non-paper) të cilin ka arritur ta sigurojë Tribuna.
Në këtë dokument precizohet se pas 2014-s një grup prokurorësh hetuesish dhe gjykatësish do të duhet ta vazhdojnë punën në rastet më të ndjeshme të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe krimet e luftës.