(2LONLINE) – Një gjeneral italian, dërgohet në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit ishte kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat e kolonelit nuk u gjetën.Gjenerali hedh ato eshtra në humnerë dhe nga ai moment prish raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.
Parlamenti i Kosovës u shpërnda. Zgjedhjet do të mbahen më 8 qershor. Shkaku i paaftësisë, Hashim Thaçi të dy mandatet nuk arriti t’i çoj deri në fund. Këto dy mandate të udhëhequra nga Thaçi dhe PDK-ja do të mbahen mend për shumë manipulime, shumë keqpërdorime, korrupsion, skandale, afera, nepotizëm etj.
Hajnia me tenderomani, korrupsioni lulëzoi anembanë Kosovës. Nepotizmi në institucione, marrja e mitos për t’i punësuar njerëzit. Arsimi u degradua, ekonomia u përkeqësua, papunësia u rritë. Shkaku i keqqeverisjes dhe skandaleve të shumta të kësaj qeverie, imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare u dëmtua. Mos të harrojmë edhe vjedhjen e dëshmive në qendër të policisë. Vjedhjen e madhe në tenderin e pasaportave. Raportet ndërkombëtare flasin për Kosovën, keq e më keq. Liberalizimi i vizave sipas Bashkimit Evropian nuk ka shpresë se do të ndodh së shpejti.
Në këto dy mandate të qeverisë Thaçi, shumë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe kryetarë të komunave u bënë milionerë brenda natës, me para dhe me mall që nuk ia dinë fundin. Kurse populli u katandisë prej fukarallëku, mezi po mbijetojnë. Prej vitit 2007, pra nën këtë qeveri të pashpirtë, arrogante, të korruptuar dhe të kriminalizuar ndodhën dhe po ndodhin të gjitha këto pisllëqe. Kryeministri në ikje Hashim Thaçi dhe qeveria e tij, ta kujton romanin e Ismail Kadaresë ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Qytetarët e Kosovës më 8 qershor do t’i drejtohen kutive të votimit. Ata do të kenë mundësi të zgjedhin në mes të figurave të pastra dhe figurave të korruptuara apo të konsumuara. Në mes partive (pa përjashtuar edhe partitë e tyre satelite) që kanë keqqeverisur dhe partive që i shohin alternativë. Në mes të mirës dhe së keqes. A do kemi vazhdimësi të keqqeverisjes dhe surratet e njëjta në Parlament dhe Qeveri, apo vota e sovranit do t’i jap fund keqqeverisjes dhe surrateve të njëjta? Nëse populli tregohet i mençur, do të zgjedh alternativën e dytë. Kjo mbetet të shihet më 8 qershor. Është koha që këta liderë dhe këto parti të bëhen burra njëherë e mirë e të punojnë për shtet. Gjenerali i ardhshëm na duhet me një ushtri të gjallë, e jo si Gjenerali paraprak me një ushtri të vdekur. Është koha për ndryshime./2lonline/
Faik KRASNIQI
(Autori është publicist nga Prishtina)