Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjeneral Kadri Kastrati, mbajti një ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të Kolegjit “Biznesi” në Prishtinë, me temë “Çështjet e sigurisë dhe roli i FSK-së në sigurinë e Kosovës”.
Dekani i Kolegjit “Biznesi”, prof.. dr. Shyqeri Kabashi duke e përshëndetur mysafirin ligjërues, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të Kolegjit “Biznesi” me Forcën e Sigurisë të Kosovës.
Në ligjëratë u trajtuan çështje që kohërisht lidhen më formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri te përgatitjet ligjore dhe strategjike për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ligjërata zgjoi shumë interesim të të pranishmit gjë që u dëshmua me pyetjet e shumta që ju bënë Gjeneral Kastratit.
Disa nga pyetjet kishin të bëjë me proceset që lidhen me formimin dhe aftësimin e të gjitha strukturave të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Përveç ligjëratës edhe përgjigjet e Komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës ishin në rrjedhën e plotësimit të kërshërisë të studentëve dhe profesorëve të “Kolegjit Biznesi”.