Policia e Vranjës ka kryer vëzhgimin në vendin e ngjarjes derisa dyshonin në vrasje, mirëpo pas kryerjes së obduksionit rezultatet kanë treguar se bëhet fjalë për vdekje natyrore.
Shefi i Stacionit Policor në Vranjë Sllagjan Vellinoviq thotë se për rastin në fjalë nuk ka shenja për vrasje, derisa gruaja nga Presheva ka rënë në gropën e tualetit “në rrethana të çuditshme”, transmeton Titulli.
Obduksioni ka treguar se Fetaneta A.(57) kishte pësuar vdekje natyrore, e shkaktuar nga gjendja a rëndë shëndetësore. Sipas një rindërtimi jozyrtar të ngjarjes, gruaja ishte nisur deri në tualet, që gjendej në oborrin e një shtëpie.
“Ajo atje është ndjerë e sëmurë pas së cilës edhe është shembur. Dërrasat e tualetit nuk e kanë mbajtur dhe trupi i gruas ka rënë në gropën e tualetit”, tha Vellinoviq.
Përndryshe, trupin në këtë gropë e kanë gjetur pronarët derisa edhe e kanë paraqitur në polici.
Gruaja fatkeqe, në muajin qershor ishte nisur për të vizituar të afërmit dhe që nga ajo kohë ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë