Kamenicë – (2LONLINE) – Një bombë aktive e Luftës së dytë Botërore është gjetur në oborin e Stacionit të Policisë në Kamenicë. Sipas burimeve tona gazetareske, bomba është gjetur nga ana e punëtorëve të një firme private ndërtimesh, të cilët ishin duke punuar me eskavator shumë afër hyrjes në Stacionin e policisë në Kamenicë.
Aktiviteti I punëtorëve me eskavator është pezulluar menjëherë për t`u mundësuar trupave speciale të xhenios për ta larguar nga vendi bombën në fjalë. Ora shënon 14:00, dhe deri më tash ende nuk janë parë trupat speciale pwr ta larguar bombwn nga obori I stacionit të policies në Kamenicë.
Sipas policive okularë, thuhet se të dhëna që duhet të jenë të shtypura në trupin e bombës ende janë të pa njohura. Sipas njërit prej tyre, “bomba gjatë punimeve të eskavatorit, iu është zbuluar një pjesë e sajë, e që duket se është bombë avioni luftarak”. Kjo nuk është rast i parë kur një bombë aktive gjendet në zonat e banuara të Komunës së Kamenicës. Qytetarë të shumtë të Kamenicës, përveq që po tregojnë kureshtje për këtë bombë, ata shprehin drojën se mund të shpërthejë dhe të lërë pasoja për banorët përreth. (Rexhë Hasani)