Dhjetëra vetura të parkuara në zona të ndryshme të qytetit të Bujanocit i ka paraprirë një aksion i përgatitur me gërvishtje të këtyre makinave, që deri sot nuk mbahet mend të ketë ndodh në Bujanoc, me përmasa të tilla brenda një nate.
Veturat e parkuara në zonën e pare, të dytën por edhe ato në rrugën e Kosovës kanë pësuar, duke mos u veçuar se a janë të shqiptarëve apo të serbëve.
Aktorët e këtij sulmi të ndodhur në orët e vona të natës së të martës për momentin janë të panjohur për publikun, përderisa rastet janë paraqitur edhe në stacionin policor në Bujanoc, derisa uniformat blu janë kërkim të kryerësve të këtyre veprave.
Pronarët e veturave janë të indinjuara lidhur me rastin, përderisa shprehen se dëmet janë të mëdha duke marrë parasysh se një numër i madh i makinave duhet t’i nënshtrohet ngjyrosjes.
Portali Titulli ka mësuar se sulmi me gërvishtje me mjete të forta të makinave të markave të ndryshme, ka përfshirë sheshin e Bujanocit, ku ka edhe më shumë vetura, rrugën e Kosovës të banuar me popullsi shqiptare derisa ka vijuar edhe në pjesë tjera të qytetit, duke arritur edhe tek Salla e Sportit “Rinia”, në të cilën jetojnë qytetarë serb e shqiptarë.