Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili muajt e fundit doli si “disident” nga partia e tij, thotë sa struktura e re e Partisë Demokratike të Kosovës po i mbyt intelektualët me autoritarizëm dhe injorancë.
Duke e humbur rrugën në mes, për të qenë parti substanciale në Kosovë. PDK, sipas Krasniqit, e ka humbur ekuilibrin politik, prandaj për këtë arsye së bashku me Fatmir Limajn dhe disa të tjerë ka ndarë mendjen për ta formuar një parti të re politike.
Në intervistën dhënë “Zërit”, ndër tjerash tha se është bërë gati për ta formuar një parti të re, ku dominon vlera demokratike dhe jo zëri i liderit totalitar siç është në PDK. Jakup Krasniqi thotë se PDK i dhimbset që po e braktis, por këtë e konsideron si rrugën e vetme për ta përmbushur boshllëkun politik.