(2L ONLINE) – Kandidatët e PDK-së për Deputet në Kuvendin e Kosovës kanë takuar sot banorët e fshatit Stublinë, Dobrosinë dhe fshatrat tjera përreth brezit kufitar, duke i uruar fitoren e tretë të radhës së PDK-së dhe kandidatëve të Gjilanit, të cilët janë ndër më të mirët në listën e PDK-së, ka thënë Mimoza Shkodra- Bislimi, zëdhënëse e PDK-së,
Sipas sja, ata shprehën gatishmërinë për të mbështetur fuqishëm kandidatët e PDK-së sepse kontributi i tyre për qytetarët e Gjilanit ka qenë i madh, sepse komuna e Gjilanit ka investuar në infrastrukturë në këtë pjesë të kufirit.
“Kandidatët u shprehën bindjen e thellë se me këtë vullnet tuajin do të arrihen qëllimet tona për të qeverisur me Kosovën dhe për të realizuar Misionin e ri të PDK-së dhe të arrihen edhe qëllimet tuaja për një jetë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Ne jemi dëshmuar se dimë, mundemi dhe guxojmë të marrim vendime të mëdha dhe të rëndësishme për komunë dhe Kosovën”, Mimoza Shkodra- Bislimi, zëdhënëse e PDK-së. /2L ONLINE/