(2LONLINE) – Projekti “Mediat Sociale për Fuqizim Inovativ Lokal” i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit organizon një punëtori tre-ditore për aktivistët e rinjë, nga data 7-9 maj, në Gjilan. Do të keni mundësinë të mësoni më tepër për shkrimin në formë të bllogut dhe fotografinë si medium vizuel ndihmës.
Ftohen të gjithë të rinjtë e Gjilanit t’i përgjigjen ftesës për aplikim, duke dërguar (1) rezymenë dhe (2) një letër motivimi (rreth 250 fjalë, përmes të cilave tregojnë se cila çështje i brengos më së shumti në komunitetin e tyre), përmes mesazhit në faqen e Facebook-ut tonë (www.facebook.com/UNDP.Kosovo) para datës *6 maj 2014, ora 12:00*.
Nga grupi i përzgjedhur i dhjetë (10) të rinjve pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara si “Ekipi i Bllogerëve të Gjilanit”, do të përzgjidhen 3 bllogerët më aktiv, të cilët do të shpërblehen.
Për informata shtesë, na shkruani mesazh në faqen tonë të Facebook-ut UNDP Kosovo, apo dhe përmes Twitter-it @UNDP_Kosovo (https://twitter.com/UNDP_Kosovo). Do të ju përgjigjemi sa më shpejtë mundshëm.
‘BLOGS (Blogjet) ofrojnë një mundësi inovative ku të gjithë qytetarët mund të shpërndajnë informata dhe ngrisin çështje të rëndësishme në komunitetin e tyre përmes internetit, ndër tjerash, blog-u mund të përdoret dhe si mjet efektiv i avokimit. /2lonline/