Rreth orës 7 e 30, autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë, firma “Egnatia”, ka dalë jashtë rrugës, në Llabjan. “Në këtë rast, kanë rastisur ushtarët e FSK-së, (12 pjesëtarë të FSK-së, të Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Gjilan dhe të Ministrisë së FSK-në, si dhe Policia e Kosovës), të cilët në mënyrë shumë profesionale kanë reaguar duke i nxjerrë udhëtarët nga autobusi,madje disa i kanë dërguar edhe vetë në Spital (Emergjencë) në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë, na njoftoi nënkolonel Bafti Lubishtani oficer stafi në Drejtorinë e Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, ( i cili ka qenë edhe vetë prezentë në vendngjarje).
Qëllimi i këtij njoftimi është informimi i drejtë i opinionit të gjerë, pasi disa portale elektronike gabimisht kanë njoftuar; se aty kanë rastisur pjesëtarët e KFOR-it, por vërteta është, se ata janë të FSK-së. Për këtë dëshmon edhe fotoja, ku shihen pjesëtarët e FSK-së, duke u dalë në ndihmë udhëtarëve të autobusit’Egnatia’”, thuhet në kumtesë.