Pas katër ditë sfiduese, ka përfunduar gara Best Warrior Competition, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, Rreshter Astrit Gashi dhe Ushtar Specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.
Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja, me Gardën e Iowa-s.
Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitraljer M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17 ,lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj.
Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Rreshter Astrit Gashi në vendin e pestë.
Suksesi i treguar i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja, po ec me hapa të sigurte së bashku me partnerët drejt realizimit të qëllimit në integrimet Euro Atlantike, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/