Të gjithë prisnin Sebastian Vettel por në fund ka kryesuar Mark Webber. Australiani ka lënë pas shokun e skuadrës dhe i ka marrë pole position-in për Çmimin e Madh të Japonisë, që do të diskutohet të dielën në pistën e Suzuka-s.
Për Webber, që do t’i japë fund pjesëmarrjes në F1 në fund të sezonit, është e para herë që del përpara Vettel në garat e këtij viti. Në rreshtin e dytë ndodhen “Mercedes i” i Lewis Hamilton dhe “Lotus i” i Romain Grosjean.
“Ferrari” nuk ka arritur më shumë se sa vendi i pestë me Felipe Massa, ndërkohë që spanjolli Alonso ka përfunduar në rreshtin e katërt, ose i teti pas Button dhe gjermanit Hulkenberg.
Gjithsesi, Vettel kryeson me 77 pikë avantazh klasifikimin e pilotëve dhe të dielën ai mund ta fitojë titullin e katërt rresht dhe të mbyllë kampionatin 4 gara para fundit të sezonit./topchannel/