(2L ONLINE) – Në komunën e Kamenicës sot është formuar Grupi Lokal i Veprimit, i cili synon të ndihmojë fermerët që më me lehtësi të aplikojnë për projekte të ndryshme.
Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, me këtë rast tha se ai do të jetë sa më afër fermerëve ashtu si gjithë qytetarëve të tjerë, me qëllim që t’i njohë më për së afërmi nevojat e tyre si dhe bashkë të jenë promotorë të zhvillimit të ideve dhe projekteve të tyre.
Kryetar i GLV-së, është zgjedhur Fatmir Krasniqi derisa në sektorë të ndryshëm si blegtari, serë, pemtari e fidanishte, u zgjodhën: Lirije Hajrizi-Dërmaku, Shefket Leci, Rexhep Cakollimm, Kadri Rrudhani, Islam Veliu dhe Skender Dervishi./2L ONLINE/