(2L ONLINE) – Arkitektja dhe biznesmenja e suksesshme, Florina Zymberi do të jetë përnjëmend zëri i palëkundur i Anamoravës, në qeveri. Pas pothuajse realizimit të ëndrrave personale, njeriu e sheh se vlera e vërtetë është kur ndihma i bëhet shoqërisë dhe se kjo është vepra kryesore në jetë. Për këtë synim njerëzit edhe janë flijuar.
“Qëllimet e mia jetësore si një nene, grua, biznesmene, kolege, mikeshe janë qe t`i ndihmojë njerëzve të qytetit tim, të rajonit tim, me të cilët do ta kalojë tërë jetën.
Vetëm atëherë përnjëmend do të ndihem e realizuar, titujt dhe çmimet merren vetëm kur i jep gjëra me vlerë rrethit , shoqërisë tënde… unë kam nevojë për çmime të tilla. Unë do të jem kandidatja me serioze për këtë çmim.
Jeta më ka mësuar që të jem praktike dhe mënyra e punës për qytetarët e Anamoravës është që të sjellë sa më shumë projekte atje, disa prej të cilëve tashmë i kam piketuar dhe biseduar me kryeministrin z. Hashim Thaçi.
Gjatë një muaji i cili ka 22- 23 dite punë. Gjysmën e këtyre ditëve do të jemi në parlament me obligime parlamentare, në pune dhe komisione të ndryshme, derisa gjysmën tjetër të muajit do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e Anamoravës, nëpërmjet internetit, tryezave dhe takimeve të ndryshme të cilat shumë shpejt do t`i bëjmë tradicionale.
Pjesë e projektit tim do të jetë një staf profesional për përgatitjen e dokumentacioneve për hartimin e projekteve dhe planeve të biznesit, për aplikim në fondin e punësimit.
Gjithashtu edhe projektet inovative nga Anamorava do t`i dërgoj në vendet përkatëse, me fjalë të tjera, do të mundohem sinqerisht që të jem zëri i Anamoravës në biznes, bujqësi, ndërtimtari dhe atje ku e lyp nevoja…
Unë nuk dua dhe nuk do të thirrem në atë se i takoj familjes se Idriz Seferit, por dua që punën time ta bëjë vetë me nderë dhe me përgjegjësi të lartë. Ashtu siç e kam bërë deri më sot”.
Florina Zymberi, politikania me premtuese, konkrete dhe e thjeshtë. momenti i fundit që Gjilanasit ta dërgojnë zërin e vet të njëmendë në parlament.
“Çdo ditë që do të nisem në parlament nga Gjilani zërin dhe brengën e Anamoravës, do ta dërgoj pa përtesë në vendin e duhur…”
/e sponsorizuar/