(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe përfaqësuesit e Hidromoravës, kompani e cila mirëmban ujësjellësit në tërë Anamoravën, përgjatë një takimi kanë folur për përmirësimin e gjendjes me ujë të pijshëm në këtë Komunë.
Në këtë takim u bisedua rreth normalizimit të ujësjellësve në zona rurale dhe rregullimit të gypave të ujësjellësit në qytet. “Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm është një nga prioritetet për ne, në këtë vit” ka thënë Sinani i cili njoftoi përfaqësuesit e Hidromoravës për dy lagjet e qytetit të Kamenicës, se u duhet riparuar gypat.
“Në lagjen Çamëria dhe lagjën Malësia komuna ka vendosur që në këtë vit të bëjë ndërrimin e gypave dhe normalizimin më ujë për gjithë qytetarët që të kenë ujë 24 orë. Po ashtu një pjesë e fshatit Berivojcë do të investohet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, në fshatin Topanicë do të mundohemi të bëjmë shpuarjen e një pusi tjetër për arsye se nuk po mjaftojnë ato që tanimë janë në dispozicion për t’i shërbyer qytetarëve të fshatit dhe funksionalizimin e ujësjellësve në fshatrat: Koretin, Kopernicë, Shipashnicë e Epërme, Kololleq, Karaqevë e Ulët, Topanicë dhe përfundimin e punëve në ujësjellësin në fshatrat: Dajkoc, Muqiverc, Roganë, Novosellë etj” , tha veç tjerash Sinani. /2L ONLINE/