Shqipëria është një ndër nëntë destinacionet kryesore të vitit 2020, të përzgjedhura nga prestigjiozja “Financial Times”, së bashku me vende si: Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai.
Mali i Zi ka qenë ylli i vitit të kaluar, por i gjithë rajoni është në rritje, thuhet në shkrim, raportojnë mediat shqiptare.
“Turistët janë të tërhequr nga malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e qyteteve greke dhe romane, qytezat otomane si dhe mikpritja rurale”, thotë “Financial Times.
“Aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë, i shohin Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë, të cilat deri pak kohë më parë ishin të paprekshme, si pasojë e periudhës së komunizmit apo luftës të Kosovës, si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik”, thuhet më tej.