Në festivalin e nëntë të filmit në Cyrih, që përfundon sot, çmimin “Syri i Artë” në kategorinë e filmit dokumentar të vendeve gjermanishtfolëse: Zvicër, Gjermani dhe Austri, e ka fituar filmi “Neuland” i regjisores Anna Thommen nga Cyrihu.
Ky film bën fjalë për një klasë speciale shkollore për integrimin e të huajve dhe për punën që e bën mësuesi i kësaj klase për t`i aftësuar të rinjtë me prejardhje të huaj që të përballojnë jetën në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Një ndër dy protagonistët kryesorë të filmit është shqiptarja 21 vjeçe, Nazlija. Pas vdekjes së nënës, ajo vjen të jetojë te babai në Zvicër. Tjetri është një i ri pakistanez i cili ka kaluar një rrugë të gjatë me ndalesa, duke bërë një vit për të ardhur në Zvicër.
Filmin e cilëson një ngrohtësi e thellë njerëzore. Ai kundërshton paragjykimin se të gjithë migrantët e rinj janë kriminelë dhe sorollaten rrugëve pa punë.
Ndërkaq, çmimin kryesor të festivalit, atë për filma artistikë ndërkombëtarë e ka fituar filmi meksikan “La Jaula de Oro”. Si filmi më i mirë artistik në gjuhen gjermane është zgjedhur tragjikomedia gjermane “Funsterworld” e regjisores Frauke Finsterwalder.
Në këtë festival kanë marrë pjesë 122 filma, prej të cilëve 16 premiera botërore. Jane prezantuar ose kaë kaluar nëpër çilimin e kuq një numër aktorësh të njohur të Hollivudit. Ndërsa Harrison Ford dhe Hugh Jackmann kanë fituar çmimin për vepër jetësore