/2L ONLINE/ – Qyteti i Vitisë do të merr një pamje edhe më të mirë, pasi që sot ka filluar një projekt që parasheh ndërtimin e trotuareve, rregullimin e hapësirave të gjelbrat si dhe rregullimin e sistemit të ndriçimit publik të këtij qyteti. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim të projekti Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS dhe të Komunës së Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe qytetar vitias kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të këtij projekti. Me këtë rast Kryetari Haliti foli për rëndësinë e projektit në fjalë që sipas tij është shumë i rëndësishëm.
“Ky projekt përfshinë 18 loto të cilët ne vërtetë i kemi dëshiruar në komunën tonë pasi që ata na kanë munguar. Me to përfshihen rregullimi i trotuareve, masat gjelbëruese, mini pragjet, rehabilitimin e pragjeve ekzistuese, ndriçim publik por edhe parametra të tjera.” U shpreh Haliti.
Ai falënderoj investitorët e këtij projekti dhe të projekteve të tjera të cilët sipas tij së bashku me grandet e tyre dhe me bashkëpunimin e mirë po ndryshojnë dukjen e qytetit të Vitisë për të mirë.
“Mendoj se ky bashkëpunim i mirë me investitorët do të vazhdoj edhe në të ardhmen nëse realizojmë projekte të qëndrueshëm ashtu siç janë të parapara me paramasë, parallogarit dhe të projekteve të detajuara” tha i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2L ONLINE/