/2L ONLINE/ – Në fshatin Lubishtë të Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit. Në kuadër këtij projekti është duke asfaltuar edhe sheshi i fshati I njohur me emërin “Zenë Lubishta”. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, kanë vizituar këtë fshat ku panë nga afër punimet që po zhvillohen.
Ata u mirëpritën edhe nga shumë banorë të këtij lokaliteti të cilët falënderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale për këtë projekt por edhe për rrugën fushore që është hapur dhe shtruar me zhavorr javë më parë e që lidhë fshatrat Lubishtë dhe Beguncë. Përndryshe të dy projektet janë financuar nga buxheti komunal i Vitisë .
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se banorët e Lubishtës nuk e kanë merituar që deri me tani të kalojnë përmes një rruge që ishte shkatërruar tej mase.
“Kjo rrugë ka qenë e dëmtuar shumë dhe banorët e Lubishtës vërtetë nuk e kanë merituar që të kalojnë në një rrugë aq të shkatërruar. Kjo rrugë është ndërtuar dekada më parë dhe atë me vetë kontributin e banorëve prandaj komuna dhe Kuvendi komunal e kanë parë të arsyeshme që të ndajnë buxhetin për asfaltimin e saj”, u shpreh Haliti.
Ai tha se krahas kësaj gjatë këtij viti është punuar edhe në rrugën “ Xhep” që lidhë fshatarat Beguncë-Lubishtë sepse me këtë jo vetëm që ju lehtësohet qasja bujqve në parcelat e tyre por krijohet edhe një rrugë alternative me distancë më të shkurtër mes këtyre fshatrave.
E Burim Mustafa, Kryetari i fshatit Lubishtë, falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë. “Falënderojmë shumë komunën e Vitisë konkretisht kryetarin Haliti që po realizon këtë projekt nga buxheti komunal i Vitisë jo vetëm për asfaltimin e rrugës kryesore Lubishtë-Ramnishtë por edhe për asfaltimin e sheshit Zenë Lubishta dhe më këtë ne do të kemi një hapësirë të përshtatshme për të zhvilluar aktivitetet brenda fshatit”, u shpreh Mustafa.
Ndërkaq Ahmet Ahmeti banorë i këtij fshati dhe aktivist i njohur ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e asfaltimit dhe rregullimit të sheshit “Zenë Lubishta” që sipas tij ka qenë bashkëluftëtarë i Idriz Seferit në Luftën e Kaçanikut. /2L ONLINE/