/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, sot ka biseduar me përfaqësuesit e UNDP për fillimet e punimeve të Parkut të Qytetit në Kamenicë. Komuna dhe UNDP janë pajtuar që të fillohen menjëherë procedurat e tenderimit të cilat do të kryhen nga UNDP, dhe poashtu janë pajtuar edhe për planin e punës sipas të cilit Rindërtimi I Parkut duhet të përfundoj në fund të muajit tetor.
Parku përveq ulseve të reja, do të ketë edhe terene sportive të basketbollit dhe kënd të lodrave për fëmijë. Në kuadër të këtij projketi poashtu do të bëhen edhe meremetimet e disa objeketeve fetare./2L ONLINE/