Pajtim Kasami është konkurrent për çmimin Puskas Award, që ndahet për golin më të mirë të vitit. Skenat e tilla rrëmbejnë zemrën e çdo tifozi të futbollit. Në fanellën e FC Fulham Pajtim Kasami pranon topin në mënyrë të përkryer në gjoksin e tij dhe godet direkte në rrjetë.
Edhe pse mund të jetë vjetëruar një skenë e tillë futbolli, ngase tani Kasami luan për Olimpiakos, Fifa ka zgjedhur golin e Kasamit si një nga dhjetë golat më të bukur të vitit.
James Rodriguez, Zlatan Ibrahimovic dhe Robin van Persie janë në mesin e dhjetë shënuesve të nominuar. Kasami është edhe shqiptaro-zvicerani i parë që hyn në historinë pesëvjeçare të këtij çmimi.
Kush do ta marrë në fund çmimin „Puskás“ për golin më të mirë të vitit edhe ju mund të votoni në internet deri më 1 dhjetor.
Votoni: http://www.fifa.com/ballon-dor/puskas-award/index.html
Video: http://www.youtube.com/watch?v=zwG647f1I-Q&list=PLCGIzmTE4d0j0nkpgKtNWlu-IYEDGti_i
albinfo.ch