(2L ONLINE) – Oferta programore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila mbanë emrin “Drejtim i Ri”, është duke gjetur përkrahje të madhe tek qytetarët e Kosovës në përgjithësi, dhe të Anamoravës në veçanti.
Të shtunën në mbrëmje, AAK mbajti tubim me qytetarët e Livoqit, Cërnicës, Kravaricës, Gumnishtës Vrapqiqit, Lot Vaku dhe Ramiz Cërrnica, para të cilëve u prezantuan deputetët nga Gjilani, pjesë e listës së këtij subjekti politik, që garojnë për ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Livoqi një nga fshatrat, banorët e të cilit njihen si njerëzit më të zot të Anamoravës, të cilët në vete kanë afër pesëdhjetë doktorë, njerëz të cilët punojnë tokën nga e cila edhe mbesin gjallë, ka mbetur larg syrit të pushtetit lokal dhe atij qendrorë, sa i përket investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës në përgjithësi.
Fehmi Fetahi, një afarist i suksesshëm në diasporë, i cili u kthye në Kosovë dhe bëri një investim milionësh, kësaj herë ka vendosur t’i hyj garës për deputet në Kuvendin e Kosovës, duke konsideruar si një mundësi e mirë që përmes vijës institucionale shtetërore, të bëjë edhe investime tjera dhe të tërheq investitor tjerë që do të ishte në të mirën e të gjithëve.
Ekzistojnë shumë arsye pse unë kam vendosur të hyj në politikë tha z.Fetahu, por ngecja ekonomike që ka ndodh , është një prej arsyeve të forta pse unë jam këtu sot. Ju e dini se ekonomia e Kosovës është shkatërrua, dhe si ë tillë është e paqëndrueshme, . Ky trend i zhvillimit, ua pamundëson bizneseve të kenë një funksionim normal, duke pasur parasysh edhe nivelin e lartë të kamatave bankare që janë në Kosovë”, tha z.Fetahi.
Kosova dhe qytetarët e saj, e kanë kuptuar qartë se me këtë qeverisje në largim, nuk është e mundur të ketë as zhvillim ekonomik, as përparim në fushën e arsimit, shkencës, shëndetësisë, dhe sistemit të drejtësisë. “ Këto pakë ditë që na kanë mbetur deri më tetë qershor, janë ditët që vendosin për fatin e Kosovës, për kahet e saj. Andaj, mendojeni mirë kësaj here, sepse ekzistojnë vetëm dy rrugë, njëra është rruga e kafazit që kishim deri tani, e tjetra është rruga që na shpie drejt zhvillimeve pozitive, integrimeve evropiane, krijimit të standardeve në edukim e shkollim, këtë garanci e jep Drejtimi i Ri, me kryeministër Ramush Haradinaj”, përfundoi Fehmi Fetahi.
Në këtë tubim elektoral morën pjesë edhe Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Magbule Shkodra, Nijazi Idrizi dhe Drita Maliqi, të gjithë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Gjilani.
/E sponsoriuar/