(2L ONLINE) – Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së nga Gjilani Fehmi Fetahi, sot ka mbledhur strukturët e nëndegëe të AAK-së në restorantin e tij “Vali Ranch”, për të cilët ka shtruar darkë si shenjë falenderimi për angazhimin dhe kontributin e tyre për Aleancën.
Fehmi Fetahi ka thënë se ai është kthyer në Kosovë që të punojë për qytetarët e këtij vendi dhe aspak të përfitojë për vete, duke shtuar se dy cështje për të cilat ai ka më shumë interesim janë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale.
“Nëse zhvillimi ekonomik i një vendi është i qëndrueshëm dhe i suksesshëm dhe mirëqenia sociale e qytetarëve është e mirë, atëherë edhe problemet pakohen dhe ankosat bëhen më të rralla”, ka thënë Fetahi.
“Një jetë më të mirë për të gjithë, një mirëqenie për të gjithë, vende pune për të rinjtë dhe zhvillim ekonomik për vendin tonë, mund të sjellë vetëm Ramush Haradinaj, prandaj ju kasha lutë që os ta shitni votën, port ë mendoni mirë dhe të votoni për të ardhmen tuaj afatgjatë”, ka thënë Fetahi.
Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët e tjerë për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi dhe Magbule Shkodra, të cilët floën para strukturës së nëndegëve të AAK-së.
Ahmet Isufi i bëri thirrje atyre që të mobilizohen dhe më 8 qershor të gjithë sëbashku të festojnë fitoren e madhe të Aleancës dhe fitoren e madhe për Kosovën.
Nijazi Idrizi tha para të pranishmëve se vetëm Aleanca ka një përbërje me njerëz intelektuar, patriotë, të dijshëm dhe kreatiov që mund ta qojnë vendin tonë përpara.
Magbule Shkodra, e cila ishte poashtu e ftuar në këtë takim tha se “ne nuk mundemi pa ju, por as ju nuk mundeni pa ne, që do të thotë se ne nuk mundemi pa njëri-tjetrin prandaj edhe është koha që ta përkrahim veten tonë dhe ti japim hapa zhvillimor vendit”.
Në fund foli edhe Rexhep Kadriu, i cili tha se nuk ka as ushtarë të Rugovës e as të Hashim Thaqit, por jaë shqiponjat e zeza të Ramush Haradinaj, që këtë herë do ti japin drejtim Gjilanit dhe gjithë Kosovës.
Në këtë takim, morën pjesë anëtarë të strukturës së lartë të AAK-së në Gjilan, kryetarë të nëndegëve dhe anëtarë të strukturave të tyre.
/e sponsorizuar/