/2L ONLINE/ – Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe organizata IKC është mbajtur një trajnim 2 ditor ku kanë marrë pjesë shoqata të grave dhe fermerë të komunës së Vitisë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që ata të përgatitën për hartimin e plan bizneseve dhe për aplikim në grande që ofrohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ndërkaq sipas pjesëmarrësve afati për aplikim është deri me 10 Prill të këtij viti./2L ONLINE/