Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi ka dal në terren për të takuar fermerë që po e bëjnë gati tokën për mbjellje, e të cilët i ka përgëzuar për punçn që po e bëjnë.
Ai ka thënë fermerët e Komunës së Gjilanit janë duke e shfrytëzuar në maksimum kohën e mirë e cila është duke mbizotëruar këto ditë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Tani janë duke u bërë përgatitjen e tokave të tyre, ku do të mbjellin kultura lavërtare, sipërfaqe më të mëdha në këto mbjellje do të jetë kultura e grurit”, ka thënë Isufi i cili ka postuar edhe foto me disa nga fermerët të vyeshëm të fshatit Llashticë. /2LONLINE/