(2LONLINE) – Këtë fundvit, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, po e përmbyll me manifestimin e quajtur “Fermeri i Vitit 2013”
Sipas përfaqësuesve të kësaj drejtorie, ky manifestim, që është organizuar edhe vitin e kaluar, e që pretendojnë të jetë tradicional, ka për qëllim sensibilizimin e fermerëve por edhe të opinionit në përgjithësi, për të arriturat e fermerëve në fushën e prodhimtarisë bujqësore si dhe për të arriturat në industrinë ushqimore të komunës sonë.
Nazmi Rapuca drejtor në detyrë i kësaj drejtorie ka bërë me dije se me këtë rast, përveç një raporti të shkurtë, për punën e vitit që po e lëmë pas dhe planeve për vitin e ardhshëm nga drejtoria për bujqësi, do të bëhet edhe një ekspozitë e produkteve ushqimore të prodhuesve; pastaj do të ipen mirënjohje për 10 fermerët e dalluar të këtij viti dhe për të gjithë ata që me këtë rast, kanë ekspozuar produktet e tyre ushqimore dhe që janë meritor për zhvillimin ekonomik të komunës
Rapuca tha se me këtë rast, falë një donacioni nga ProCreditBank, dhënë Drejtorisë për Bujqësi, përveç mirënjohjeve 10 fermerët e dalluar, në prodhimtarinë bujqësore për vitin 2013, do të shpërblehen edhe me nga 100€. ndryshe, manifestimi organizohet nesër, e premte, 20.12.2013, duke filluar nga ora 11 në hotelin Kristal në Gjilan./2lonline/