(2LONLINE) – Në kuadër të aktiviteteve komunale që janë mbajtur sot për nder të 5 majit- ditës së dëshmorëve të Komunës së Vitisë nënë organizimin e DKRS-së, konkretisht Sektori për Rini dhe Sport janë realizuar ndeshje rivale në futboll të vogël në mes të nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” me atë të Shkollës Teknike “Jonuz Zejnullahu” dhe atë në kategorinë e femrave dhe meshkujve.
Në ndeshjen e femrave në penalti kanë fituar lojën nxënëset e shkollës Teknike dhe atë 1:0. Ndërkaq në kategorinë e meshkujve, nxënësit e gjimnazit kanë mposhtur atë të Teknikës me rezultat 2:1./2lonline/