(2L ONLINE) – AAK ka çfarë t’u ofrojë studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”.Në një takim me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së, nga Anamorava, të cilët thanë se Kosova fatmirësisht ka potencial rininë, dhe fatkeqësisht as nuk shfrytëzohet dhe as nuk stimulohet, për të pare të sigurt dhe të qëndrueshme të ardhmen e vendit te tyre.
Siç ka thënë Fehmi Fetahu, kandidat për deputet, mungesa e perspektivës, ndikimet e politikës në sistemin e drejtësisë, arsimit, kulturës, investimeve të huaja, numri i madh i të papunëve, kanë bërë që pjesa më vitale e shoqërisë t’i kthej shpinën Kosovës, për të kërkuar jetën e imagjinuar rinore.
“Përgjegjës për këtë gjendje të keqe ekonomike, janë institucionet e Kosovës. Pra, ka vetëm një adresë të fajësisë, qeveria. Është në përgjegjësinë tonë që ta ndryshojmë këtë gjendje, të krijojmë kushte të favorshme për potencialin rinor, kjo bëhet duke ngritur standardin e jetës, cilësinë në arsim, hapjen e vendeve të reja të punës, në mënyrë që të rinjtë e shkolluar jashtë, të kthehen dhe të japin kontributin e tyre për të ardhmen e vendit”, tha Fetahi, që sipas tij këtë e ofron AAK dhe e garanton Ramush Haradinaj si kryeministër.
/ e spozorizuar/