(2L ONLINE) -Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon që në çdo cep të Anamoravës të prezantoj programin qeverisës dhe kandidatët për deputet nga Gjilani, që janë në garë për Kuvendin e Kosovës.
Të dielën në mbrëmje, ky subjekt politik mbajti tubim me qytetarët e lagjeve, Qendra, Reshat Ymeri, dhe Dheu i Bardhë. Anekënd Anamoravës, po shihet se qytetarët nuk kanë nevojë më për dioptri politike. Pra, këtë herë nuk po shfaqet nevoja për kthim në retrospektivë, sepse qytetaria e Kosovës tani është bërë aktive dhe do ta ndëshkoj qeverinë ne largim.
Fehmi Fetahi, pronar i kompleksit turistik “Vali Ranch”, njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, para qytetarëve të këtyre lagjeve tha se, Kosova është një ndër vendet me resurse të pasura nëntokësore, ndërsa është vendi më i varfër. Kjo është një dëshmi e pamohueshme, sepse statistikat na e tregojnë këtë.
“ Është e vërtetë se Kosova ka resurse të mëdha që vendet e rajonit nuk i kanë. Dallimi këtu qëndron se përderisa në vendet e rajonit janë krijua politika ekonomike të shfrytëzimit të drejt dhe adekuat të resurseve që kanë, në Kosovë ka ndodh e kundërta, këtu qeverisja e vendit ka devijua të krijoj politika të mirëfillta për një zhvillim normal ekonomik”, tha Fehmi Fetahi.
Ekzistojnë kritere të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për shtetet të cilat mendojnë të integrohen në këtë familje të madhe. “Shteti ynë duhet ta ketë të qartë se mekanizmat evropian nuk kanë pardon në këtë çështje. Evropa kërkon standarde, ndërsa Kosova duhet plotësuar ato. Pra, kaluan afër pesëmbëdhjetë vjet dhe ende nuk kemi arritur të krijojmë një trend të zhvillimit normal ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës, dhe nuk kemi dëshmuar se ekziston seriozitet institucional për luftimin e korrupsionit. Me programin që ofron AAK, dhe kryeministrin e pas tetë qershorit, Ramush Haradinaj, Evropa do ta sheh me një sy tjetër Kosovën”, shtoi z.Fetahi.
Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatët tjerë nga Gjilani si, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi, Magbule Shkodra dhe Drita Maliqi, nga të cilët u tha se është koha që Kosova ta ketë një ndryshim në qeverisje, e ky ndryshim vjen duke e qu në shtëpi qeverisjen Thaqi, për t’i dhënë këtij vendi një kryeministër të denjë i cili dëshmoj se ia do të mirën Kosovës dhe popullit të saj.
/e sponsorizuar/