Për nder të 28 Nëntorit, Komuna e Gjilanit ka nderuar me mirënjohje Fehmi Fetahin, pronarin e Vali Ranch Resort & Congress Center, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës shqiptare.
Vali Ranch Resort tani më është bërë adresa e eventeve të mëdha e me vlerë sepse ambientet magjike të këtij kompleksi ofrojnë kushte të jashtëzakonshme që ngjarje të tilla të organizohen më së mirë dhe të jenë të paharrueshme për secilin pjesëmarrës.
Pothuajse çdo aktivitet i madh kulturor vishet me ngjyrat e Vali Ranch Resort & Congress Center dhe edhe Gala Mbrëmja e organizuar në shënim të 112- vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar, u bë pikërisht në ambientin përrallor të Sun Garden Events dhe pikërisht Fehmi Fetahi, pronari i Vali Ranch Resort, ishte sponsor gjeneral i këtij eventi madhështor, ku performuan disa nga artistët më eminent të trojeve shqiptare.
Paraprakisht, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë kishte organizuar pritje për artistët që do të merrnin pjesë në Gala Mbrëmje si dhe pronarin e Vali Ranch, Fehmi Fetahun, të cilin edhe e vlerësoi shumë për gatishmërinë e tij të ofruar përherë, për ngjarje të shumta, për të cilat pa hezitim ofrohet hapësirat në Vali Ranch Resort, e në rastin më të fundit edhe Gala Mbrëmja për nder të festave të nëntorit.
Me këtë rast, Fehmi Fetahi u nderua me mirënjohje nga komuna e Gjilanit: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës shqiptare”, një mirënjohje vërtetë meritore.
E në mbrëmjen e 28 Nëntorit, të gjithë u ndanë të kënaqur e të mahnitur me “Gala Mbrëmjen”, një manifestim të organizuar siç është më së miri, në ambientet magjike të Sun Garden Events në Vali Ranch Resort, /2LONLINE/