Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën në mbrëmje mbajti tubim në kuadër të fushatës zgjedhore, me banorët e Malishevës, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Sllubicës e Bilinicës, para të cilëve u prezantuan kandidatët për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pjesë e listës së këtij subjekti politik nga Gjilani, nga të cilët qytetarët e këtij regjioni u njohën me ofertën me të cilën AAK garon për zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen më tetë qershor të këtij viti.
Fehmi Fetahi, afarist i kalibrit evropian, gjithashtu kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, tha se ndihet krenar që gjendet në vendlindjen e dëshmorit të kombit Abdulla Tahirit. “Malisheva, Gjilani dhe e gjithë Anamorava, njihet me emrin e Abdullah Tahirit, i cili sakrifikoj jetën e tij në mënyrë që ne që jetojmë sot, dhe brezat e ardhshëm të jetojnë në liri e barazi.
“ Është në përgjegjësinë tonë që të krijojmë kushte të favorshme për mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovës, sepse dëshmorët këtë e deshën”, tha Fehmi Fetahi. Ai tha se “ me një ekonomi të shkatërruar, nuk ka mundësi një familje të jetë rehat, domethënë, në mënyrë që familjet tona të mos e kenë problem bukën e gojës, shkollimin, edukimin, shërbimin shëndetësor, pensionin, ne duhet të punojmë, të shpërfaqim vullnetin e programin, guximin e ndershmërinë”, shtoi z.Fetahi.
Duke qenë kryetar i rrjetit të bizneseve në Zvicër, gjithashtu themelues i unionit të biznesmenëve shqiptarë ne botë, e kem mundësinë që të tërheqim investitor nga jashtë. “ Ekzistojnë shumë biznese e biznesmen të cilën duan të investojnë në Kosovë, por atyre duhet t’i hapen dyert dhe t’u krijohet infrastruktura ligjore, institucionale, dhe siguria. Nëse qytetari i Kosovës kësaj here do të përzgjedh programin më të mirë politik, kandidatët më të mirë, në mënyrë që timonin e shtetit ta merr Ramushi, atëherë nuk do të kemi nevojë të importojmë produkte të cilat i bënë toka jonë, dhe të eksportojmë rininë tonë të shkolluar, por do të ndodh e kundërta e kësaj”, përfundoi z.Fetahi.
Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatët tjerë nga Gjilani si, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi, Drita Maliqi dhe Magbule Shkodra, të cilët deklaruan se; nuk është aspak e lehtë të kemi investime nga jashtë, sepse qeveritë e kaluara ua kanë pamundësua këtë gjë investitorëve, duke reflektua pasiguri në vendin tonë.
“Me Ramushin kryeministër, dhe me Drejtimin e Ri, Anamorava do të ketë ministra në kabinetin qeveritar, që qeveria e deritanishme nuk i kishte, do të ndodhin investime në këtë pjesë, gjë që nuk ka ndodhë deri më tani”, thanë kandidatët për deputet.
/e sponsorisuar/