Nuk më pëlqen të inkuadrohem në tema të tilla,sinqerisht. Por kur shoh se njerëzit duan të e përvetësojnë kontributin e dikujt, dhe në finale të krenohen me punë të tjerëve, dhe të i marrin meritat për vete, kjo patjetër se të nxitë të e thuash të vërtetën, dhe të mos heshtësh ngase padrejtësia nuk durohet.
Shkruan: Burim ELEZI
Nuk ka dyshim se një kryetar komune është në shërbim të qytetarëve. Po ashtu kur dikush është përgjegjës për qytetarët, meritat shkojnë së bashku me përgjegjësinë. Të jemi korrekt dhe të sinqertë me vetveten, pa dashur të bëjmë politikë apo të e shfrytëzojmë rastin ti japim dikujt poenë, vetëm pse ndajmë një subjekt të përbashkët politik, por e vërteta duhet të thuhet dhe nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike.
Neve të gjithë jemi dëshmitarë, madje edhe mediat, shoqëria civile, dhe vetë taksapaguesit më të rregullt në Kosovë, qytetarët e Gjilanit, se auto-udha e cila do të fillon të dielën, është meritë e Kryetarit të Gjilanit, z.Lutfi Haziri. Dhe çdokush që dëshiron të e përvetësoje këtë meritë, le të kujtohet se kur ka filluar të merret me këtë temë, e kush ka qenë vetëm se duke punuar në të, kur të tjerët kanë filluar të merren me këtë projekt.
Ne e kemi parë se asnjë Ministër i PDK-së nuk kishte nënshkruar për nisjen e këtij projekti, AAK si subjekt ishte opozitë kur ka filluar ky projekt, ishin vetëm ministrat e LDK-së ata të cilët e mbështetën dhe Kryeministri Mustafa, një projekt të cilit ia kishte bërë hyzmetin me mish e me shpirt kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Duhet të thuhet e vërteta, s’ka dyshim se meritorët më të mëdhenj janë qytetarët e Gjilanit, dhe prijësi i tyre Lutfi Haziri. Çdokush tjetër që ka ofruar kontribut meriton respekt dhe falënderim, por meritat nuk duhet të përvetësohen nga askush, aq më pak kur disa vite pas fillimit të këtij projekti vetëm se janë inkorporuar në të.
Nuk është e ndershme të mundohesh të ia minimizosh dikujt kontributin, duke u munduar të e përvetësosh projektin. Mos të harrojmë se qytetarët janë dëshmitarë edhe të asaj se qeveria aktuale nuk e ka pranuar projektin ashtu siç është planifikuar, duke i hequr një shumë të konsiderueshme parash. Po mos të ishte finalizuar nga qeveria Mustafa, ndoshta edhe nuk do të pranonin të realizohet ky projekt, duke pasur parasysh komentet e shumta nga vetë qeveria lidhur me këtë projekt.
Por sido që të jetë, ne si qytetarë para së gjithash i gëzohemi faktit se ky projekt po niset, dhe shpresojmë të përfundoje sa më mirë që është e mundshme. Ndërsa se kujt i takojnë meritat nuk ka dyshim, të gjithë e dimë, Kryetarit Lutfi Haziri dhe qeverisë Mustafa, të tjerët kanë dhënë kontribut vetëm se në finale, duke ju gëzuar dhe duke u krenuar me punën e të tjerëve.
E gëzofshim!