/2L ONLINE/ – Kryesia e KF Gjilanit ka mbajtur takim të hënën në mbrëmje për të diskutuar edhe një herë me gjerësisht rreth incidentit që ndodhi në takimin ndaj Feronikelit duke lëshuar një deklaratë shtesë:
“Ne si kryesi e klubit ftojmë organet kompetente që sa më parë të zgjidhin këtë rast e fajtorët e këtij incidenti të vihen para drejtësisë dhe t’u jepet dënimi i merituar për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve tanë. Në rast se organet e policisë por edhe ato të FFK-së nuk marrin masat e duhura për shkaktarët e këtyre ngjarjeve ne jemi të detyruar që të ngrehim padi”, thuhet në reagimi ne KF Gjilanit.
Më tej thuhet: “Na habit fakti që deri më tani asnjë zyrtar i FFK-së nuk është interesuar fare për gjendjen e lojtarit tonë Betim Haxhimusa, shqetësues gjithashtu është edhe tentimi i disa mediumeve për ta zbutur dhe mos pasqyruar në mënyrë reale këtë akt të ligë i cili nuk dëmtoj vetëm klubin tonë por dëmtoi të gjithë sportin kosovare”.
Kryesia e klubit sot ishte në vizitë duke i dhënë përkrahje në shërimin e tij.
“Ne kërkojmë nga, Federata e Futbollit të Kosovës, që t’i zbatoj në tersi aktet e saj normative dhe akterët e këtyre dukurive të marrin dënimet e merituara në mënyrë që këto të mos ndodhin më ngase më të vërtet do t’i shkaktojnë dëme shumë të mëdha sportit e në veçanti futbollit. Ndeshje derbi , me tensione, më zhagitje e me fyerje kemi pasur edhe në Gjilan, kemi zhvilluar edhe derbin më të madh kosovar me Dritën, por nuk kemi pasur probleme me asnjë ekip përkundrazi të gjitha kanë qenë falënderues për mikpritjen që u kemi bërë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kryesia e KF Gjilanit. /2L ONLINE/