Shorti i kualifiimeve për Euro 2016 që do të mbahet në Francë u mbajtë në Nice, tekas skuadrat ishin të ndara në pesë vazo, varësisht nga rezultatet e arritura dhe rangimi i tyre në UEFA.
Shqipëria nga ky short ka marrë grupin më të vështirë të mundshëm. Danimarka dhe Armenia janë ekipe që kanë lojtarë kualitativë dhe janë kombëtare të dëshmuara së fundmi, teksa Serbia është rival i përbetuar si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë sportiv. Portugalia është e qartë se është favorit i këtij grupi,
Janë gjithsej tetë grupe me nga gjashtë skuadra dhe një grup tjetër me pesë skuadra.
Në këto grupe, do të jenë nga dy skuadra që do të kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi më i mirë në vendin e tretë, teksa ekipet e mbetura të vendit të tretë do të luajnë në play-off.
Kualifikimet do të zhvillohen kësaj radhe me reformë në atë që quhet java e futbollit. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën ditë nga një ndeshje.
GRUPI A
1.Holanda
2.Turqia
3.Islanda
4.Çekia
5.Letonia
6.Kazakistani
GRUPI B
1.Bosnja
2.Izraeli
3.Qipro
4.Uellsi
5.Andorra
6.Belgjika
GRUPI C
1.Spanja
2.Sllovakia
3.Maqedonia
4.Bjellorusia
5.Luksemburgu
6.Ukraina
GRUPI D
1.Gjermania
2.Polonia
3.Gjeorgjia
4.Skocia
5.Gjibraltari
6.Rep. e Irlandës
GRUPI E
1.Anglia
2.Sllovenia
3.Lituania
4.Estonia
5.San Marino
6.Zvicra
GRUPI F
1.Greqia
2.Rumania
3.Irlanda Veriore
4.Finlanda
5.Ishujt Faro
6.Hungaria
GRUPI G
1.RUSIA
2.Austria
3.Moldavia
4.Mali i Zi
5.Lihtenshtajni
6.Suedia
GRUPI H
1.Italia
2.Norvegjia
3.Azerbajxhani
4.Bullgaria
5.Malta
6.Kroacia
GRUPI I
1.Portugalia
2.Serbia
3.Shqipëria
4.Armenia
5.Danimarka