(2L ONLINE) – – Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së u.d. së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, nga ish- u.d. Arben Dërmaku te u.d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Naim Syla.
Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, u. d. së rektorit Naim Syla, falënderoi ish-u.d. rektorin Arben Dërmaku, për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve. U.d. së rektorit Naim Syla, tha se do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani.
Ai tha se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Univeristetit “Kadri Zeka”, proceset e Universitetit ti dërgojë përpara.
Nga ana tjetër ish-u.d. së rektorit Arben Dërmaku e përgëzoi u. d. Naim Syla për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë. Prof. Dr. Naim Syla. u zgjodh në këtë pozitë, më 06.02.2015, pasi anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka ” në Gjilan, kanë votuar unanimisht për të. Prof. Asoc. Dr. Naim Syla deri tani ishte prorektor për mësim dhe kërkime shkencore në Universitetin “Kadri Zeka”.
Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku. /2L ONLINE/