/2L ONLINE/ – Erza Abdullahu është nxënëse nga Shkolla e Mesme e Artit Pamor në Gjilan, drejtimi Dizajn i modës, ajo së bashku me shoqen e saj Edona Vllasaliu kanë organizuar një Sfilatë Mode, me një shfaqje jo të veçantë mirëpo diçka thjeshtë dhe bukur. Edona më pas tregon se për Sfilatën kanë punuar së bashku me profesorët e shkollës së tyre, dhe e organizuar në mënyrë vullnetare.
Ato janë në vitin e fundit të shkollës së mesme, dhe nga kjo kanë arritur që me dëshirën të madhe ta organizojnë sfilatën e parë me mjaftë sukses dhe shumë mundim, ku shkaku i kushteve ekonomike nuk kanë mundur të punojnë në shkollë.
Ato thonë se projekti i tyre ka qenë afro dy muaj duke arritur t’i sigurojnë vetë të gjitha gjërat që ju kanë nevojitur (si: zërimi, veshjet, etj), pa ndonjë sponsorë.
Erza tregon se ajo u inspirua nga jeta e përditshme, jeta e natës, e shkollës, ku të gjitha këto kanë bërë pjesë në sfilatën e modës.
Edona thotë se sfilata është organizuar edhe në kuadër të lëndës Menaxhim i Artit, duke punuar rreth menaxhimit të sfilatës në shkollë me Profesor Rasim Vllasaliu, duke i mësuar se si duhet arrijnë deri tek realizimi i një sfilate, nga edhe ju ka ndihmuar shumë në ditën e shfaqjes.
Ato tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë sponsorë të veçantë, por thjeshtë të gjitha materialet, gjërat i kanë bërë vetë.
Ato shpresojnë se do i realizojnë edhe shumë plane tjera në të ardhmen, ndoshta jo shpejtë shkaku i angazhimeve shkollore, por pasi ta përfundojnë do fillojnë me plane të reja.
Sa i përket kushteve shkollore në praktikë thonë se nuk janë të mira, ngase aty nuk i kanë materialet e nevojshme, makinat që ju duhen, e gjëra të tjera, por me vullnetin që e kanë arrijnë t’i shmangin mungesat, problemet dhe ja dalin me punën e palodhshme që e bëjnë. /I.Hajdini/2L ONLINE/