Gjilan – (2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian që u mbajt me datën 4,5,6 tetor 2013 në qytetin Bursa të Turqisë.
Në këtë Kampionat Evropian kanë marrë pjesë mbi 40 shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës dhe ka qenë një garë shumë e fortë me mbi 1700 garues shumë cilësor.
Elita ka marrë pjesë me katër garues në këtë kampionat dhe ka arrit të ketë një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar hiq më pak se 9 medalje prej tyre: 4 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.
Fortesa Orana ka fituar 4 medalje:
Medalje e artë (vendi i parë) në kategorinë World Cup Champion
Medalje e artë (vendi i parë) në kategorinë Shobu Ipoon;
Medalje e artë (vendi i parë) në kategorinë World cup champion (Ekipore);
Medalje e argjend (vendi i dytë) në kategorinë WSKU (WKF);
Meriton Byqmeti ka fituar 3 medalje:
Medalje e artë (vendi i parë) në kategorinë Shobu Ipoon;
Medalje e argjend (vendi i dytë) në kategorinë WSKU (WKF);
Medalje e argjend (vendi i dytë) në kategorinë World Cup Champion;
Tahir Ajvazi ka fituar një medalje:
Medalje e bronztë (vendi i tretë) në kategorinë Shobu Ipoon;
Ardit Halimi ka fituar një medalje:
Medalje e bronztë (vendi i tretë) në kategorinë WSKU (WKF);
Përfaqësuesi i klubit të karatesë Elita Bashkim Byqmeti ka thënë se të marrësh pjesë me 4 garues në Kampionatin Evropian dhe të kthehesh me 9 medalje konsiderojmë se është sukses shumë i madh dhe tregon se trajnerët e Klubit të karatesë Elita janë duke punuar shumë me garues dhe kanë arritur një cilësi të madhe.
“Klubi i Karatesë Elita këtë sukses ja dedikon trajnerëve tanë të palodhshëm Reshat Halili, Xhevat Shabani dhe Valon Sejdiu dhe normalisht garuesve të cilët i ndjekin ushtrimet me rregull dhe me një disiplinë të lartë”, ka thënë Byqmeti.
Ai ka thënë se vlen të theksohet se pjesëmarrjen në këtë Kampionat Evropian e ka mundësuar. Bexhet Pacolli, President i Aleancës për Kosovë të Re dhe për këtë elitarët u janë mirënjohës. /2lonline/