/2L ONLINE/ – OJQ “ELITA- Viti”, në kuadër të projektit “Bashkë mbrojmë pyjet” ,që implementohet në mbështetje të ATRC/USAID, ka zhvilluar një ligjëratë me nxënësit e shkollave të mesme, ku është folur për rëndësinë që kanë pyjet si pasuri e përgjithshme shoqërore.
Kjo ligjëratë që u organizua në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë , si dhe me drejtorinë e Shkollës së Mesme Profesionale “ Jonuz Zejnullahu”, kishte për qëllim sensibilizimin e gjeneratave të reja në parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve si dhe në angazhimin gjithë qytetarë në mbrojte të pyjeve.
Ibrahim Sefedini, koordinator i projekti “Bashkë mbrojmë pyjet”, ka thënë se ky projekt ka për qëllim parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve në territorin e Komunës së Vitisë, dhe për arritjen e këtij qëllimi krahas institucioneve kompetente, nevojitet edhe një mbështetje e vetë qytetarëve, prandaj gjeneratat e reja mund të kontribuojnë që problemet që kanë të bëjnë më dëmtimin e pyjeve të parandalohen më lehtë.
“Ndikimi i juaj në rrethin familjar e shoqëror për të sensibilizuar problemin e dëmtimit të pyjeve qoftë nga prerja ilegale apo zjarret është i madh, prandaj është më se e domosdoshme që ju krahas njohurive që do të përfitoni nga këto ligjërata rreth situatës momentale me pyjet në Komunën e Vitisë , dhe rëndësisë që kanë pyjet për njerëzimi dhe rrethin, të punoni me këdo që takoheni që të përfitoni mbështetjen e tyre në angazhimin e përbashkët tonin për mbrojtje të pyjeve”, ka thënë Sefedini.
E, Nijazi Lutfiu, drejtor i SHMTP “Jonuz Zejnullahu”, është shprehur se çdo ligjëratë edukuese me nxënës ka rëndësi të madhe në përgatitjen e tyre për të ardhmen, dhe kjo ligjëratë mund të shërbejë tek nxënësit që ata të pajisen me njohuri shtesë rreth rëndësisë së pyjeve për ambientin jetësor.
Kurse, Selman Selmani, udhëheqës i Ekonomisë së Pyjeve në Viti, ka thënë se ky institucion ballafaqohet e probleme të shumta që kanë të bëjnë me dukurinë e dëmtimit të pyjeve, prandaj çdo mbështetje që vjen për ekonominë e pyjeve qoftë nga shoqëria civile apo institucion ka rëndësi që ato pak sipërfaqe më pyje që kanë mbet pa u dëmtuar të ruhen.
“Komuna e Vitisë ka rreth 10 mijë hektar pyje, prej të cilave 8 mijë janë në sektorin shoqëror, e 2 mijë në atë privat, dhe mbrojta e kësaj sipërfaqe vetëm nga ekonomia e pyjeve është e pa mundur pa një mbështetje më të fuqishme të institucioneve tjera siq është gjykata, komuna dhe policia si dhe vetë qytetarët”, ka thënë Selmani.
Kurse Alban Sokoli, përgjegjës për mjedis në drejtorinë komunale të urbanizmit dhe mjedisit, ka thënë se rëndësia e pyjeve për qytetarët është aq e madhe sa që shkatërrimi i tyre mund të sjell pasoja të pa parashikuara.
”Duhet të jemi të vetëdijshëm se pyjet kanë rëndësi të madhe si për klimën ashtu edhe për të mirat tjera të nevojshme për jetën e njeriut, prandaj duhet punuar bashkë që të mbrohen ato”, ka thënë Sokoli.
Nxënësit pjesëmarrës në ligjëratë, me pyetjet e tyre si ati se çfarë mund të bëjë më shumë gjenerata e re në mbrojte të pyjeve, pastaj si trajtohen lëndët që kanë të bëjnë me dëmtimin e pyjeve në gjykatë, cilat janë alternativat tjera ngrohëse që qytetarët mos të dëmtojnë pyjet etj., kanë begatuar këtë ligjëratë./2L ONLINE/