El Salvadori e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 105-të që njeh vendin tonë.
Lajmin për këtë njohje e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në rrjetin social “Twitter”.
“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe, njohjet e fundit kanë ardhur nga Libia, Grenada dhe Tajlanda, kurse njohja më e re nga El Salvador shënon edhe njohjen e 105-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt, 2008.