Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva ka promovuar në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc një ekspozitë me fotografi dhe ka promovuar librin “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë Historisë”.
Në ekspozitë janë prezantuar fotografi që vërtetojnë, trashëgimin kulturore, historike, gjeografike, dëshmorët e kombit, personalitetet, objekte fetare, objekte banimi si dhe bukurit natyrore nga Bujanoci dhe Presheva.
Xhemaladin Salihu, kryetar i Shoqatë për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva deklaroi se ai së basku me grupin e tij hulumtues po vepron në gjetjen dhe identifikimin e vlerave të trashëgimisë në Luginë.
“Në Preshevë kemi regjistrua 382 vlera të trashëgimisë kulturore ,ndërsa në Bujanoc 411 vlera sipas të dhënave gojore nëpër terren dhe ne do të prezantojmë në webfaqen e shoqatës të gjitha këto vlera”, tha Xhemeladin Salihu, transmeton Portali Titulli.
Në këtë ngjarje kulturore morrin pjesë përfaqësues të jetës kulturore nga vendi e rajoni, dashamirë të librit dhe përfaqësues lokal të insucioneve fetare.
Hysen Kqiku, redaktor dhe lektor i librit “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë Historisë” vlerësoi se ky libër do mbetet një begati i të gjitha vlerave të kësaj pjese.
“Ky libër do të vazhdojë ruajtjen e temave të shtjelluara me një përgjegjësi dhe begati dhe pasuri shkencore duke ruaj trashëgimin dhe vlerat e këtij rajoni”, tha Kqiku.
Në këtë ngjarje kulturore janë prezantuar edhe dy nxënëse me recitime të poezive dhe organizatorët ju kanë ndarë mirënjohje dhe libra për personaliteteve dhe organizatave me të cilët kanë bashkëpunime si nga Kumanova, Prishtina, Gjilani e Bujanoci.