Alain Kunz ka kritikuar ashpër shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA. Vendimi skandaloz i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri po vazhdon të kritikohet ashpër nga të katër anët.
Eksperti i futbollit në Zvicër, Alain Kunz, ka shkruar për Blick se UEFA mori një vendim krejtësisht të gabuar dhe këtë e bazon në dy pika.
“A është i arsyeshëm rikthimi i lojtarëve shqiptarë në fushë pas sulmit masiv të tifozëve serb (dhe forcave të sigurisë)? Jo”, shkroi Kunz.
“Kush e lëshoi fluturaken me flamurin e Shqipërisë së Madhe? Një tifoz nga Shqipëri prej afër një kishe? Kjo dhe pyetja për misionin e kësaj fluturakeje ende nuk janë përgjigjur. Kështu, ne nuk mund ta japim përgjigje për pyetjen e fajit”, shtoi tujte eksperti zviceran.