Shkruan: Gëzim HOTI
(2LONLINE) – Përkundër rritjes ekonomike prej 3.9% e deklaruar për vitin 2012 në e kohën krizës globale, vendi ynë është duke u përballur me shkallën më të lartë papunësisë që llogaritet të jetë mbi 45% që do të thotë se çdo i dyti qytetar i Kosovës është i papunë.
Mungesa e një perspektive të qartë për të rinjtë e vendit tonë është duke i shtyrë ata që vazhdimisht të kërkojnë alternativa të tjera për një mirëqenie më të mirë të tyre dhe të familjeve të tyre,madje po të dëgjosh të rinjtë tanë, shumica e tyre mendojnë si të emigrojnë në vendet perëndimore.
Arsyet se pse këta të rinj janë duke humbur vullnetin për të jetuar dhe punuar në vendlindje janë të shumët duke filluar nga papunësia e një shkalle të lartë,korrupsioni gjithnjë e më shumë në rritje,kriminaliteti,mos funksionimi i shtetit ligjor,mungesa e investimeve të huaja në vendin tonë që për vitin që lamë pas kanë shënuar një rënie prej plotë 54% e shkaku i rënies së këtyre investimeve nuk ka hapje të vendeve të reja të punës,pastaj rënia e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit,të gjitha këto dhe jo vetëm këto kanë sjellë deri te një mos perspektiv dhe mos optimizëm për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.
Prodhimi që për një vend që aspiron të ketë një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme te ne mungon madje në vitin e kaluar deficiti tregtar ka shënuar rritje(6.75%),ku eksportet kanë rënë me një shkallë prej 18.4% ndërsa importet kanë shënuar rritje prej 2.6%, që do të thotë se ekonomia e vendit tonë pjesën më të madhe të parave të gatshme i eksporton jashtë vendit,e nga kjo ne nuk mund të shfrytëzojmë efektin e multiplikimit,pastaj nuk mund ti mbajmë brenda vendit të hyrat që kemi nga diaspora jonë,pasi që ato janë vetëm si transit në vendin tonë.
Standardi i jetës së qytetarëve lëre që nuk ka shënuar rritje por vetëm sa ka rënë në vitin e kaluar pasi që shumë nga artikujt e konsumit kanë shënuar rritje dhe kjo ka zbehur në mas të madhe edhe rritjen e pagave në sektorin publik,kurse në sektorin privat realisht është shënuar zvogëlim faktit pasi që paga e tyre nuk janë rritur dhe me rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme faktikisht atyre u janë zvogëluar të ardhurat,e deri te shtrenjtimi i produkteve ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit të rrymë me 9%,pastaj ngritja e çmimeve të derivateve,pra kemi një inflacion që po na përcjell për vite me radhë,e ky inflacion vjen si pasojë se vendi ynë ka një varshmëri të lartë nga importet.
Sektori financiar në vend ka treguar një qëndrueshmëri edhe pse rritja e tij vitin e kaluar ka qenë më e ngadalshme mirëpo bankat në vend kanë shtrënguar në masë të madhe kushtet për marrjen e kredive për shkak të rrezikut nga kriza,ndërsa niveli i kredive joperformuese vitin e kaluar ka shënuar një rritje prej rreth 10% që është një tregues se viti që sapo kemi hyr nuk do jetë vit aspak i lehtë,ndërsa normat e kamatave nuk kanë shënuar ulje mirëpo kanë mbetur mjaftë larta me 13.9% që nuk paraqet një normë aspak të volitshme për të pasur një zhvillim por kjo paraqet një ndër vështirësitë dhe pengesat që hasin bizneset tona për të arritur një performancë më të lartë.
Pra ekonomia e vendit tonë në vitin që sapo kemi hyr mund të përballemi me disa aspekte që mund të ndikojnë e ato janë: mund të kemi rënie më madhe të remitencave-dërgesave nga bashkatdhetarët tanë,pastaj si rezultat i krizës që po përballet Evropa-bota mund të kemi rënie edhe të investimeve të huaja direkte dhe efekte në eksportin edhe ashtu mjaftë të vogël që kemi,po ashtu një aspekt tjetër që mund të ketë efekte negative mund të jetë kreditimi nga sektori financiar pasi që kemi trendë të uljes së dhënies së kredive krahasuar me periudhat paraprake. /2lonline/
(autori është magjistër i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë)