Efektet dhe pёrfitime pozitive nga marrja e njё masazhi janё si mё poshtё.
1. Masazhi pёrmirёson dhimbjen kronike
Kjo mund tё jetё mёse e qartё, por ka shumё njerёz rreth nesh qё jetojnё me probleme kronike tё mesit, shpatullave dhe qafёs. Masazhet mund tё reduktojnё shkaqet e kёtyre dhimbjeve, dhe mund tё jetё njё trajtim mё i shёndetshёm dhe holistik sesa marrja e barnave apo format e tjera tё luftimit tё dhimbjes.
2. Masazhi nxit njё gjumё mё tё mirё
Shumё njerёz kanё probleme me pagjumёsinё.
Kur marrim njё masazh, ai jo vetёm redukton tensionin muskular, por mund tё ndryshojё gjithashtu nivelet tona hormonale nё mёnyrё tё tillё qё lejon njё relaksim mё tё thellё. Masoterapia lidhet me rritjen e valёve delta nё tru, tё cilat lidhen me gjumin e thellё dhe çlodhёs.
3. Masoterapia ndihmon nё depresionin e lehtё
Masoterapia kryhet pёr tё ҫliruar tensionin, stresin dhe ankthin qё shpesh shoqёrohet me depresion tё lehtё. Besohet qё shqetёsimet fizike mund tё sjellin ndryshimet nё biokiminё tonё dhe reduktojnё nivelin e kortizonit qё ёshtё hormoni i stresit nё trupin tonё. Nёse nivelet e kortizonit janё rregullisht shumё tё larta, mund tё ҫojё nё shumё lloje ҫekuilibrimesh nё sistemin tonё, pёrfshirё edhe depresionin. Masazhi mund tё jetё njё mёnyrё efikase, natyrale pёr tё rregulluar kёto nivele hormonale duke krijuar njё gjendje tё kёndshmё, relaksuese nё mirёqenien tonё mendore dhe fizike.
4. Masazhiёshtё njё mёnyrё shumё e mirё pёr tё nxitur imunitetin tuaj
Kur jemi tё stresuar dhe me ankth pёr njёfarë kohe, ёshtё mё e vёshtirё pёr trupin tonё tё luftojё dhe mbrohet nga sёmundje ndaj tё cilave ekspozohemi ҫdo ditё. Mjafton edhe njё prekje e lehtё dhe e butё pёr tё lejuar sistemin limfatik pёr tё shkarkuar mbetje tё metabolizmit, si dhe baktere, viruse nga trupi ynё nё mёnyrё mё efektive, duke rritur kёshtu mundësitё tona pёr tё luftuar mikrobet me tё cilat jemi nё kontakt si pjesё e jetёs tonё tё pёrditshme.
5. Vetëmasazhimi mund tё lehtёsojё kostot financiare
Nёse rezulton qё gjendja juaj shёndetësore kёrkon qё t’i nёnshtroheni rregullisht dhe periodikisht masazhit terapik, kjo situatё ёshtё e lidhur me kosto qё jo ҫdo njeri mund tё jetё nё gjendje t’i pёrballojё. Kjo mund tё zgjidhet nёse pёrpiqeni tё mёsoni dhe bёni njё vetё masazhim. Filloni duke ndjekur njё kurs masazhi ose duke marrё informacion mbi masazhin. Gjeni vajin e duhur, mund tё pёrdorni vaj susami ose arre kokosi. Mund tё fusni nё vaj disa pika nga esenca ose vajra terapeutikë tё njё cilёsie tё lartё, si levendel, olio 31 erbe. Filloni duke u pёrqendruar nё fillim nё kyҫet kryesore tё trupit.
Mund tё filloni duke fёrkuar lehtё me vaj zonёn e qafёs, shpatullat, bёrrylat dhe parakrahёt. Më pas vazhdoni duke u zhvendosur nё fundshpinё, gjunjё dhe thembra. Pra, siҫ e shihni, masazhi ёshtё mё shumё sesa marrja me tё mirё e vetes. Marrja e një masazhi mund tё shihet si njё mёnyrё shumё e mirё pёr tё pёrmirёsuar shёndetin nё pёrgjithёsi, dhe ёshtё njё hap nё drejtim tё rritjes sё mundёsisё pёr tё pёrmirёsuar dhe kujdesin ndaj vetes. Nga përvoja shumёvjeҫare mund tё them me bindje tё plotё qё masazhi periodik ndihmon nё mbajtjen e shёndetit tё mirё, parandalon krijimin e problemeve dhe na bёn mё tё mirё si njerёz.