(2L ONLINE) – Trumbetimi I këtyre institucioneve tona përgjegjëse për kinse punën e madhe që ato kanë bërë dhe po bëjnë në rregullimin dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore,të bënë të kujtosh se në mos si në Zvicër atëherë ato kushte do jenë të paktën si në ndonjë vend të zhvilluar normal.
Por jo! Në të vërtetë kur shikon dhe vëren ambientin dhe hapësirën përreth, në të cilën jeton dhe vepron, mjerisht jo që I ngjanë ndonji ambienti a infrastrukture për të cilën pretendohet, por në fakt ato më së shumti I përngjajnë një rrethi infrastrukturorë Afrikan!
Vetëm shikoni(fotot) oborrin dhe rrugën që të shpie për në oborrin e saj dhe do vëreni se sa e shëmtuar e neveritshme e mërzitshme është për nxënësit dhe ata që I mësojnë dhe I përcjellin, të shkojnë në atë shkollë!
Aty ka lloç e vetëm lloç,nga të arrijë syri. Me gjithë kushtet e tjera shpesh të këqija që ka shkolla jonë sot, kur të I shtohet edhe ky ambient atëherë vërtetë shtrohet pyetja se si akoma kanë vullnet nxënësit të shkojnë në shkollë në këto kushte!?
/Xhelil ARIFI/