(2LONLINE) – I organizuar nga kolegët e saj të fakulteteve të ekonomikut, juridikut dhe edukimit ka përfunduar turneu humanitar që është organizuar për të ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për Shqiponjë Kastratin e cila ka nevojë për tretman shëndetësorë por nevojiten mjete.
Duke parë urgjencën e tretmanit jashtë vendit, forma për të ndihmuar Shqiponjën ishte nga më të ndryshme. Me moton ”Luaj futboll, shpëto jetë” është organizuar turneu në futboll të vogël në Palestrën e Sporteve ”Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan ku gatishmërinë për ta ndihmuar Shqiponjën e kanë shprehur 36 skuadra duke luajtur në sistem eliminimi.
Organizatorët e këtij turneu u shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen e madhe të ekipeve si dhe falënderojnë gjithë ata që kontribuuan për mbarëvajtjen e këtij turneu.
”Duke parë urgjencën që i nevojitet koleges sonë për tu shëruar jashtë vendit, ne si Këshill i Studentëve të Fakulteteve të Edukimi, Juridikut dhe Ekonomikut kemi vendosur ti dalim në ndihme familjes Kastrati duke ndërmarrë aksione të shumta.
Aksioni ‘Luaj Futboll, shpëto jetë’, është ndihmuar edhe nga drejtori i palestrës sportive Adnan Hoxha si dhe Drejtoria për Rini Kulturë dhe Sport si dhe nga shtypshkronja Pika pesë A”
Për tri ditë me radhë u zhvilluan ndeshje mjaft të forta mirëpo finalja u zhvillua ndërmjet ekipës me emrin karakteristik ”Trishtimi” dhe asaj ”Vëllezerit Aliu”.
Ekzekutimi i penaltive i dha triumfin skuadrës se Trishtimit dhe njëherit shënoi fundin e turneut por jo edhe të aksionit për ta ndihmuar shërimin e Shqiponjës.
Të gjithë mjetet e mbledhura nga ky organizim do ti shkojnë familjes Kastrati, ndërkohë për ata qe dëshirojnë ta shprehin humanizmin e tyre mund ta bëjnë në xhirollogarinë: 1507001005054559 në Bankën Raiffaisen. /2lonline/