Shkruan: Ismet Tafili
/2L ONLINE/ – Më, 31. 07. 2016, në fshatin Priboc u mbajtën takimet e vendlindjes “Priboci 2016”. Takimi i organizua nga Këshilli i Fshatit Priboc i ndihmuar nga komuna e Bujanocit dhe nga shumë donatorë pribocas. Ishin të mirë organizuar, dhe pjesëmarrja e banorëve ishte mjaftë e madhe.
U bënë disa vite, (sivjet hera e tetë që po mbahen takimet në Priboc radhazi), dhe pjesëmarrja e banorëve, për shkak të rrugës, të punktit policor në Muhoc, për shkak të mos mundësisë së daljes më automjete me targa RKS, ka variruar e nganjëherë ka qenë modeste, por këtë vit pjesëmarrja ishte shumë e kënaqshme.
Nga Muhoci transporti ishte organizuar me traktorë, pasi deri në kufi kishin ardhur me autobus e automjete private.
Fusha të gjelbra, rruga e rrafshuar pak ditë para takimit nga komuna e Bjanocit, disa toka të punuara nga tri familje pribocase (Hafiz Musliu, Hamdi Krasniqi e Nevzad Abdullahu) tregonin se fshati po frymon. Ka tendenca të punohet më shumë.
Zurnaja e tupani, vallet përqafimet e bisedat e bashkëfshatareve që kishin ardhur nga vende ku janë duke jetuar tani, të kujtonin ditët e dikurshme të dasmave në fshat.
Te vendi ku mbahen takimet, nën hije rrinin e llafoseshin në grupe e dy nga dy, të gjithë ata pjesëmarrës që kishin ardhur në këtë manifestim. Për një çast u ngritën në këmbë dhe u radhitën si dikur kur priteshin miqtë e rrallë.
Kishte paralajmëruar dikush se po vijnë prej Bujanoci. I uruan mirëseardhje kryetarit të komunës së Bujanocit me strukturat tjera komunale, ata që kishin ardhur për ta nderuar manifestimin e takimit të vendlindjes. Në krye u printe kryetari i komunës, Shqip Kamberi, pastaj vinte deputeti i vetëm shqiptar në Republikën e Serbisë Fatmir Hasani, disa drejtorë të drejtorive të komunës, kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Galip Beqiri, shefi i policisë se komunikacionit të rajonit të Vrajës Hekrem Krasniqi me prejardhje nga fshati Priboc etj. Në manifestim kishin ardhur edhe disa banorë të fshatrave tjera, si nga Ramabuqa, Breznica, Qarri, Muhoci etj.
Bisedat e pafund, te pangishme në mes bashkatdhetarëve ua ndërpreu, thirrja që iu bë banorëve nga Ismet Tafili, që të përcjellim për pak kohe, programin e përgatitur enkas për takim si dhe zëri i moderatorës Teute Tafili. “Të nderuar vëllezër e motra , të nderuar pjesëmarrës” .
Pas përshëndetjeve dhe urimit për mirëseardhje të bashkëfshatarëve dhe mysafirëve nga Bujanoci, të pranishmit i përshëndet anëtari i Këshillit të fshatit Arsim Krasniqi.
Posa ftohet, kryetari Shqip Kamberi që ta përshëndet tubimin, dëgjohen duartrokitjet e banorëve pjesëmarrës të manifestimit.
Ai, përveç tjerash the se, rruga Zarbicë -Muhoc së shpejti do të fillojë të asfaltohet, më konkretisht brenda 10 ditëve do të kryhen procedurat e nënshkrimit të kontratës dhe kjo ëndërr e kahëmotëshme e banorëve të Malësisë do të bëhet realitet. Pastaj ai premtoi se banorëve që janë duke jetuar këtu do t’u ndihmohet me forma të ndryshme, brenda mundësive që janë, sidomos me projekte që nxisin zhvillimin e bujqësinë në Malësi .
Takimin e përshëndetën edhe Fatmir Hasni, i cili po ashtu premtoi se komuna e Bujanocit, si dhe do të shikojmë mendësinë, që edhe organet republikane, të bëjmë diçka më shumë për këto fshatra të Malësisë.
Takimi e përshëndetën edhe Haqif Haziri, biznesmen, nga diaspora, Hamdi Krasniqi e Nexhmedin Keka. Ndërsa Shaban Bajrami përveç përshëndetjeve nga zemra recitoi edhe një vjershë për Ilaz Doktorin.
jo vjershë dhe recitimet e Elmira e Ermal Tafili, Redon Dervishi, Filloreta Jonuzi e Venera Fazli, të përgatitura nga Ismet Tafili, kushtuar Pribocit dhe fshatrave tjera të Malësisë, bënë që shumë pjesëmarrës t’u duket loti në sy.
Banorët nga dëshira që të kenë informacione më shumë për zhvillimet në komunë, për rrugën e për mundësinë e përkrahjes familjeve që janë duke jetuar në fshatra të Malësisë, zhvilluan një bisedë, përkatësiht, takim me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe me strukturat komunale, prezentë në këtë takim, malësorçe-shqiptarçe, në livadh. Patën shumë pyetje por edhe dhanë ide të ndryshme për t’u ndihmuar, përkrahur në bujqësi, për rrugët etj. Nga kryetari e të tjerët morën premtimet se do të angazhohen sa më shumë që të jetë e mundur për t’i ndihmuar fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Manifestimi vazhdoi me valle të burrave dhe vallet tjera, këngë me çifteli e me ushqim tradicional, sikurse u vizituan shtëpitë, arat e livadhet, nga banorët e shpërngulur e të ndjekur. /2L ONLINE/
/Fotografitë dhe incizimin dhe i realizoi Shaban Bajrami nga Muhoci/